Flash News

KRYESORE

U përfol për vendimin e Gjykatës Federale, reagon Skënderbeu: U shty për shkak të COVID

U përfol për vendimin e Gjykatës Federale, reagon

Së fundmi është përfolur për vendimin e Gjykatës Federale për dënimin e ekipit të Skënderbeut, por vetë klubi ka reaguar duke thënë se vendimi nuk ka ardhur ende.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Skënderbeu ka bërë me dije se ishte parashikuar që vendimi të jepej në fund të muajit të kaluar, por për shkak të pandemisë është shtyrë dhe ende nuk ka një datë fikse se kur do të jepet.

Klubi shkruan gjithashtu se në rast se vendimi do të dalë, atëherë ai do të publikohet menjëherë jo vetëm nga klubi, por edhe nga vetë Gjykata Federale.

Reagimi i Skënderbeut:

Deklaratë për shtyp!

Duke marrë parasysh aludimet e vazhdueshme në mediat vizive, online dhe në shtypin e shkruar, KF Skënderbeu kërkon të sqarojë opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se nuk ka ende një vendim përfundimtar nga Gjykata Federale në Zvicër në lidhje me apelimin e kryer nga klubi.

Vendimi i cili pritej në fund të muajit qershor është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia COVID-19 dhe nuk ka një datë fikse për publikimin e vendimit përfundimtar.

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” mbetet në pritje të vendimit dhe sigurojmë tifozët dhe opinion publik se çdo vendim do të publikohet në kohë reale jo vetëm nga klubi por edhe nga Gjykata Federale.

Iu bëjmë thirrje mediave të mos aludojnë me lajme krejtësisht të paverteta duke pasur parasysh dhe ndjeshmërinë që ka çështja në fjalë për klubin dhe tifozët e Skënderbeut.

Me respekt,

KF Skënderbeu

Të fundit