Flash News

KRYESORE

U përfol se do të kalonte në "Klan", Renato Mekolli: Ka pasur bisedime për “Hell’s Kitchen”

U përfol se do të kalonte në "Klan", Renato Mekolli: Ka

Pak javë më parë Renato Mekolli mbylli programin e tij “Hell’s Kitchen” në Top Channel,  për të cilin mori shumë komente pozitive.

Së fundmi, në media u diskutua se shefi i kuzhines do ta niste sezonin e dytë të Hell's Kitchen në një televizion tjetër, konkretisht në "Klan TV".

Por pas këtyre lajmeve, Renato ka reaguar në rrjete sociale, ku është shprehur se nuk do të ketë lëvizje të tij në një televizion tjetër dhe se projektet e tij do të vazhdojnë me "Top Channel".

Ndërkohë ai nuk ka mohuar faktin që ka pasur bisedime me televizionin "Klan".

“Nëse marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe angazhimi për 2 emisione në vit është maksimal nga të dy palët, nuk ka arsye për lëvizje drejt një televizioni tjetër, apo jo? Kjo përgjigje publikohet për shkak të “zhurmave” dhe pikëpyetjeve të ditëve të fundit nëse jam në bisedime me Tv ‘Klan’ për ndonjë projekt të ri televiziv. Gjithmonë ka pasur bisedime dhe do të ketë gjithmonë, miqësore sigurisht. Por për projektet e mia televizive, vazhdoj në ‘Top Channel’. Faleminderit!”, ka shkruar Renato në postimin e tij në "Instagram".

https://www.instagram.com/p/BtUKKj_hBod/

Të fundit