Flash News

KRYESORE

U përfol se do t’i bashkohej Ronaldos tek Juventusi, Marcelo: Do mbyll karrierën me Realin

U përfol se do t’i bashkohej Ronaldos tek Juventusi, Marcelo: Do

Prej kohësh në media është përfolur për një kalim të Marcelos tek ekipi i Juventusit ku ndodhet edhe miku i tij i ngushtë Cristiano Ronaldo.

Mirëpo siç duket këto zëra janë thjesht thashetheme, pasi mbrojtësi i Realit të Madridit nuk ka ndërmend të largohet nga “Los Blancos”.

Madje, në një deklaratë për mediat, braziliani është shprehur se do të qëndrojë tek madrilenët deri në fund të karrierës së tij.

“Kam dëgjuar kaq shumë gjëra të hidhura, jam këtu deri në fund. Disa njerëz krijojnë gjëra që nuk ekzistojnë. Unë kam parë dhe lexuar shumë gjëra të pakuptimta por unë do të qëndroj këtu deri në fund të karrierës sime. Kam ende shumë vite kontratë me Realin dhe jam shumë i lumtur këtu në Madrid”, ka thënë Marcelo.

Të fundit