Flash News

KRYESORE

U përfol se e pushuan nga puna, Kelvi Kadilli sqaron si u largua nga televizioni ‘Top Channel’

U përfol se e pushuan nga puna, Kelvi Kadilli sqaron si u largua nga
Moderatori Kelvi Kadilli në këtë sezon televiziv moderon emisionin e mëngjesit ‘Ditë e Re’ në televizionin ‘Ora News’ së bashku me Arjola Shehun. Përpara se të vendosej në këtë televizion, moderatori punonte në Top Channel, nga ku pas largimit pati zëra se e hoqën pa dëshirën e tij nga puna.  Kelvi moderonte emisionin e pasdites ‘Pop Culture’. Ky sezon i ri televiziv nisi me ndryshime për moderatorin Kelvi Kadilli. I ftuar në emisionin “Why Not” të Roza Latit, moderatori i ka përgënjeshtruar këto lajme. Kelvi ka treguar se e kishte thënë që në muajin maj se do të largohej nga “Top Channel. “Askush nuk më pushoi nga puna. Ndër të tjera, uji kur rri shumë në një vend, për të mos thënë qelbet, ndotet. Kështu që mu desh të lëvizja.”- ka rrëfyer moderatori në studio.
 
View this post on Instagram
 

So much fun @why_not_show | YouTube per intervisten e plote! 🔥✌🏻

A post shared by Kelvi Kadilli (@kelvikadilli) on

Të fundit