Flash News

KRYESORE

U përfol se do t’ju ikte, TV Klan nxjerr në ekran Shkullakun për të folur për të ardhmen

Menjeherë pas publikimit të lajmit për shkarkimin e Sokol Ballës nga posti i drejtorit të Informacionit në Top Channel u përfol se Armand Shkullaku mund të jetë pasuesi i tij. Kjo edhe për shkak se në të kaluarën ka pasur një tentativë mes Vjollca Hoxhës dhe Shkullakut që ky i fundit në merrte drejtimin e lajmeve të Top-it.

Por ditën e sotme duket se Tv Klan ka vendosur të reagojë ndaj këtyre lajmeve.

Armand Shkullaku, i cili mban postin e drejtorit të Programacionit në Klan ishte i ftuar tek emisoni që drejtohet nga Rudina Magjistari. Duke ju referuar postimit në faqen e Tv Klan në rrjetin social Facebook, Shkullaku ishte i ftuar për të folur rreth profesionit të tij edhe rreth programeve të reja që kanë nisur këtë sezon në Tv Klan dhe ato që priten të nisin së shpejti.

“Gazetari Armand Shkullaku vjen sot te RUDINA për të na folur rreth profesionit të tij si dhe për të na treguar se si e shikon ai “luftën” mes medias tradicionale dhe asaj online. Gjithashtu Shkullaku do të na rrëfejë më tepër rreth programeve të reja që kanë nisur këtë sezon në Tv Klan dhe ato që priten të nisin së shpejti”, shkruhet në faqen e Tv Klan.

Të fundit