Flash News

KRYESORE

U përfshi në aksident rrugor, ndërron jetë basketbollisti shqiptar

U përfshi në aksident rrugor, ndërron jetë basketbollisti

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar publikun për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku si pasojë e përfshirjes në një aksident rrugor në Gjakovë, ka humbur jetën lojtari Gazmend Sinani.

Në po të njëjtin aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe mjeku i përfaqësueses Kujtim Shala.

Gazmend Sinani ishte 27 vjeç. Pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja.

Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone.

Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli.

Sinani ishte anëtar i përfaqësueses së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA.

“Me humbjen e tij, Kosova ka humbur një prej basketbollistëve më të mirë të gjeneratës, kombëtarja ka humbur njërin prej basketbollistëve më të vlefshëm dhe më luftarak. Angazhimi i tij gjatë përgatitjeve për ndeshjet e qershorit ka qenë inspirim dhe motivim për bashkëlojtarët, kurse qasja e tij profesionale dhe shpirti luftarak do të mbeten në kujtim të secilit adhurues të basketbollit”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Të fundit