Flash News

KRYESORE

U përfshi në një aksident, futbollisti në gjendje kritike për jetën

U përfshi në një aksident, futbollisti në gjendje kritike

Kapiteni i skuadrës CAPS United, Hardlife Zvirekwi, është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në  Zimbambve.

Futbollisti ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërkohë që dhe impenjimet në karrierën e tij do të konfirmohen pas disa ekzaminimeve mjekësore.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi afrikan, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ku është bërë me dije se Zvirekvi po merr mjekimin e duhur pranë spitalit të Parirenyatwa.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte futbollisti 30-vjeçar.

Të fundit