Flash News

KRYESORE

U përfshi në skandal seksual, jep dorëheqjen kardinali amerikan

U përfshi në skandal seksual, jep dorëheqjen kardinali amerikan

Jep dorëheqjen ish-kryepeshkopi i Uashingtonit, Theodore McCarrick. Lajmin e bëri të ditur zyra e shtypit në Vatikan, ku theksohej se Papa Françesku e ka pranuar dorëheqjen e tij pas akuzave për abuzime seksuale nga posti i tij si kardinal.

Theodore McCarrick akuzohej për ngacmimin seksual të një adoleshenti thuajse 50 vjet më parë, kur ai ishte prift në Nju Jork.

Prifti 88-vjeçar është kleriku më i lartë i Kishës Katolike që i hiqet titulli, për shkak të akuzave për abuzime seksuale.

Theodore McCarrick, në vitin 2005 si argjipeshkvi i Uashingtonit kishte vënë gur-themelin e Katedrales në Prishtinë, bashkë me presidentin Ibrahim Rugova, dhe ipeshkvin e atëhershëm, Mark Sopin.

Të fundit