Flash News

KRYESORE

U përjashtuan nga Kuvendi, Salianji: E di vendimin e Byrosë. Pse u futa në mbledhje

U përjashtuan nga Kuvendi, Salianji: E di vendimin e Byrosë. Pse u

Ditën e sotme pas përplasjes në seancën plenare, kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi mori vendimin për të përjashtuar tre deputetët e opozitës; Flamur Nokën, Klevis Balliun dhe Ervin Salianji, por asnjë prej tyre nuk pranoi të dalë nga salla.  Për këtë arsye sot në orën 18:00 u mblodh Byroja për të marrë masa ndaj deputetëve, përfshirë dhe deputetët e LSI-së.

Pas daljes nga mbledhja e Byrosë, deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se e dinin vendimin e Byrosë.

“Mielli i Kolumbisë po shkatërron Shqipërinë dhe jo personat që aprotestojnë  për 11 qytetarët e Kukësit të arrestuar. Vendimi qe do merret për ne është i ditur që para se të hynim. Hyra për t’i thënë Gramozit që vendimet e tyre janë vetëm formale. Nëse do ishte për Ruçin dhe Ramën nuk do ishim në parlament. Vendimmarrja e sotme është farsë”, u shpreh Salianji duke shtuar se bojkoti i sotëm ishte për qytetarët shqiptarë.

Të fundit