Flash News

KRYESORE

U përmend nga Arben Keshi në “Bild”, Mziu: E vërterta e akuzave

U përmend nga Arben Keshi në “Bild”, Mziu: E vërterta

Në përgjimet e publikuara nga gazeta Bild një muaj më parë, dëgjohej Arben Keshi duke komunikuar me Sali Skurën, shefin e komisariatit të Kamzës teksa i thotë: “Ka nisur Xhelali 450 veta për në Dibër”.

Mziu pranon se nga Kamza jane nisur njerëz për të votuar në Dibër, por thotë se ata janë të regjistruar atje ndërsa kujton edhe furgonat me votues të ndaluar nga policia për t'i ndaluar per te ushtruar te drejten per te zgjedhur.

“Unë simbolizoj Kamzën. Sot Kamza ka të regjistruar 140 mijë banorë, por aty jetojnë mbi 170 mijë banorë. Ata kanë pasaportizimin në zonat nga vijnë. Në interesin tim, mua nuk më intereson asnjë banor për të mos qenë këtu sepse në fund të fundit merr grantin e fillim vitit. Unë kam përdorur çdo lloj instrumenti shtrëngues që këta njerëz të vijnë në Kamzë sepse ata nuk paguajnë as taksa. Ata më simbolizojnë mua me Kamzën. Është e vërtetë që kanë ikur qytetarë nga Kamza për të votuar PD apo PS. Ju e keni parë që në përgjime thuhej se furgonat me demokratë janë ndaluar, ndërsa të tjerët kanë shkuar”, sqaroi Xhelal Mziu.

Të fundit