Flash News

KRYESORE

A u përmend 'Paketa McAllister' gjatë bisedës së Bashës me europarlamentarët? Po, thonë burimet

A u përmend 'Paketa McAllister' gjatë bisedës së

Gjatë shkëmbimeve mes kryetarit të opozitës dhe negociatorëve europianë në videokonferencën që u mbajt në sallën e mbledhjeve të Partisë Demokratike është pëmendur edhe ajo që mund të quhet 'Paketa McAlliser'. Bëhte fjalë për ofertën e David McAllister të së martës së shkuar, ku përfshiheshin disa poste ministrash, Kryetari i KQZ, Avokati i Popullit, e të tjera.

'Kemi këtu edhe ofertën e McAllister', i kanë thënë europarlamentarët Bashës.

Çfarë do të bëni?

Kryetari i opozitës ka përsëritur qëndrimet e mëparshme duke shtuar se oferta do të diskutohet me deputetët dhe strukturat e partisë për të arritur në një vendim kolegjial.

Të fundit