U përplas mbrëmë nga makina, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 69-vjeçari

Ka ndërruar jetë disa orë pasi u përplas nga një makinë M.D, 69 vjeç, banues në Dushkë të Lushnjes.

Mësohet se i moshuari ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, për shkak të plagëve, si shkak i goditjes nga një makinë, teksa po udhëtonte me biçikletë në bulevardin e hyrjes veriore të qytetit.

Sipas informacionit paraprak të policisë, dje rreth orës 19:45, në hyrje të qytetit Lushnje , shtetasi S.R, banues në  Dushkë,  duke drejtuar automjetin tip “Benz” aksidentoi 69 vjeçarin.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit, shtetasi S.R dhe po kryen veprimet proceduriale.