Flash News

KRYESORE

U përplas me motoçikletë, 18-vjeçari ndërron jetë te Spitali i Traumës

U përplas me motoçikletë, 18-vjeçari ndërron

Arber Lybeshari , 18-vjeç u aksidentuar me motoçikletë me 26 mars në Sarandë dhe ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Viktima u aksidentua në rrugën Turizëm- Kanali Cukës, ku mendohet se në tentativë për të shmangur një gropë në rrugë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë.

Pas aksidentit ai u transportua në koma me helikopter drejt Tiranës, ku pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk ka arritur t`i mbijetojë plagëve të marra.

Ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet nesër, 2 prill 2019 në orën 11:00 në Sarandë.

Të fundit