Flash News

KRYESORE

U përplas me trajnerin, lojtari i Shqipërisë "e shkarkon" nga puna

Mesfushori Ledian Memushaj mund të marrë frymë lirisht, pasi Pescara ka vendosur të largojë trajnerin Luciano Zauri. Humbja me Salernitanën i ka kushtuar shtrenjtë teknikut që e pagoi me stolin e tij.

Ekipi i Memushajt u mposht 1-2 në shtëpi dhe trajneri dha dorëheqjen. Ai pati një përplasje të fortë me Memushajn, pasi ky i fundit reagoi keq pas zëvendësimit në ndeshjen ndaj Livornos. Ishte hera e gjashtë që tekniku e largonte nga loja para se të përfundonte.

U mendua se do të largohej Memushaj, por vlonjati qëndroi ndërsa trajneri u largua para tij, pavarësisht se u përfol se mes palëve u vendos paqja. Lojtari i kombëtares duket se tashmë mund të rifitojë më shumë qetësi. 

Të fundit