U përplas nga kamioni, plagoset rëndë një person në Shkodër

Një aksident është shënuar këtë mëngjes në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Melgushe e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë Zef Paloka, rreth 60 vjeç.

Mësohet se i plagosuri po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një kamion. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.