Flash News

KRYESORE

U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 22-vjeçari nga Elbasani

U përplas nga makina, ndërron jetë në spital

Shënohet një tjetër viktimë nga aksidentet automobilistike.

Dhjetë ditë pasi u godit nga një automjet tip Benz, ka ndërruar jetë një 22 vjeçar me iniciale B. T nga Elbasani në Spitalin e Traumës në Tiranë.

I riu nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve të rënda, pasi u përplas nga makina më datë 30 korrik nga makina e drejtuar nga 28 vjeçari Erlind Pulaku, banues në Elbasan.

Menjëherë pas aksidentit, policia arrestoi drejtuesin e mjetit.

Të fundit