Flash News

KRYESORE

U përplas nga taksia në Tiranë, ndërron jetë 62-vjeçarja

U përplas nga taksia në Tiranë, ndërron jetë

Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçarje ka ndodhur sot në Tiranë. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Besim Alla’ dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetësja me iniciale V.K.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, shtetasin R.H dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Paraprake Më datë 04.06.2017, rreth orës 14:20, në rrugën “Besim Alla”, automjeti tip Mercedes Benz taxi, me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar shtetasen V. K., 62 vjeç, e cila pasi është dërguar në S.Q.U., ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes së marrë. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë Rrugore për veprime të mëtejshme proceduriale.

Të fundit