Flash News

KRYESORE

U përplas për dosjen ‘Shullazi’, Besim Hajdarmataj padit Arta Markun

U përplas për dosjen ‘Shullazi’, Besim Hajdarmataj padit

Ndaj kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, është depozituar në Gjykatën Administrative një padi  nga prokurori Besim Hajdarmataj.

Urdhi i Markut për transferimin e tij në Pogradec është konsetuar nga hajdarmataj dhe për këtë ka ngritur ndaj Markut një padi penale.

Përplasja mes tyre dhe nëntë prokurorë të tjerë nisi për shkak se refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt dhe dhe Eneid Nakucit.

Sinjalet për një krisje të fortë mes kryeprokurores së përgjithshme të përkohshshme, Arta Marku dhe ish-kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj nisën që në fund të janarit të këtij viti.

Përplasja e asaj kohe kishte të bënte me ekstradimin e Nezar Seitit, i njohur ndryshe si “financieri” i Habiljave.

Tri prokuroritë shqiptare nuk u koordinuan në atë kohë, ndonëse ligji e saktëson se askush nuk mund të ekstradohet jashtë vendit nëse ka ngarkesë penale në Shqipëri.

Ndaj kryeprokurores sështë depozituar  një padi edhe nga Sonila Muhametaj, prokurore e Krimeve të Rënda.

Në padinë e Muhametajt kërkohet që të shfuqizohet vendimi i Markut për ta transferuar nga ‘Krimet e Rënda’ në Prokurorinë e Pukës. Sipas Muhametajt, me këtë vendim, Marku ka shkelur ligjin për statusin e prokurorëve dhe ka tejkaluar kompetencat.

Të fundit