Flash News

KRYESORE

U përplasën për LGBT, Ylli Manjani i përgjigjet Donald Lu: Ndjesë, nuk debatoj dot me ty

U përplasën për LGBT, Ylli Manjani i përgjigjet Donald Lu:

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i është përgjigjur menjëherë deklaratave të ambasadori të SHBA, Donald Lu lidhur me debatin për LGBT.

Ditën e sotme, Lu e kritikoi ish-ministrin bashkë me dy deputetë e PD, Tritan Shehun dhe Oriola Pampurin lidhur me qëndrimet e tyre ndaj komunitetit LGBT në shoqërinë shqiptare dhe nismat e tyre në gjimnazet publike. Madje, i paralajmëroi edhe që të jenë më të kujdesshëm.

“Kemi ndjekur Ylli Manjanin, Tritan Shehun dhe Oriola Pampurin. Kini kujdes sepse përfaqësoni edhe elektoratin tuaj”, ka deklaruar ndër të tjera Lu.

Menjëherë, vjen edhe përgjigja e Manjanit, i cili i kujton ambasadorit se po ndjek më vëmendje debatin në Amerikë për përfshirjen e tij në dorëzimin e Sistemit të Drejtësisë së Shqipërisë.

“Në vijim të mos shfokusimit, një përgjigje për Ambasadorin Amerikan që ka më shumë përparësi LGBT: Edhe unë zoti Lu, po ndjek me vëmendje debatin në Amerikë për përfshirjen Tuaj në dorëzimin e Sistemit të Drejtësisë së Shqipërisë në duart e Qeverisë! Kjo është më e rëndësishme! Ndjesë që nuk debatoj dot me ty në Kuvend sepse nuk jam deputet!”, shkruan Manjani.

 

Të fundit