Flash News

KRYESORE

U plagos gjatë atentatit në Durrës, ndërron jetë shoku i Edison Harizajt

U plagos gjatë atentatit në Durrës, ndërron jetë shoku

33-vjeçari Genci Caci nga Vlora  ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra. Ai mbeti i plagosur në atentatin në Durrës, ku u vra dhe shoku i tij Edison Harizaj. Caci ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës ku ndodhej prej mbrëmjes së kaluar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, në vendin e njohur si ‘Rruga e Çamëve’ dhe nga të shtënat mbeti i vrarë në vend Edison Harizaj, ndërsa Caci u plagos rëndë, në kokë dhe trup, plagë të cilave nuk ka mundur t’iu mbijetojë.

Automjeti tip ‘Audi’ në të cilën udhëtonin Edison Harizaj dhe Genci Caci u qëllua me breshëri kallashnikovi.

Të fundit