Flash News

KRYESORE

U plagos në Letoni, Major Tanushi në gjendje të rëndë shëndetësore

U plagos në Letoni, Major Tanushi në gjendje të rëndë

Major Klodian Tanushi, i cili mbeti i plagosur në Letoni, vazhdon të jetë e rëndë për shkak të plagëve të marra pas shpërthimit, raporton TV Klan.

Ai ndodhet prej ditësh nën kujdesin e mjekëve atje dhe ende nuk ka dalë nga rreziku për jetën. Ndërsa gjendja e Rreshterit Julian Kapaj është e mirë dhe nuk paraqet asnjë rrezikshmëri. Nëntetarja Zarife Hasanaj ndërroi jetë nga shpërthimi i municioneve.

Autoritetet letoneze vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa grupit hetimor i është bashkuar edhe një skuadër nga Ushtria Shqiptare, e cila do të ndjekë nga afër veprimet hetimore.

Të fundit