Flash News

KRYESORE

U plagos nga i sëmuri mendor, kush është komandanti që u qëllua me gërshërë  

U plagos nga i sëmuri mendor, kush është komandanti që u

Ditën e sotme u plagosen dy punonjës të policisë së drejtorisë vendore të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji”, ndërsa dy policët po shoqëronin një person të dyshuar për vjedhje për në komisariat.

Sipas të dhënave paraprake, ka qenë Ardjan Kuka, ai i cili ka njoftuar policinë se një person me emrin Nerfan Halimllari i kishte marrë një sasi parash në dyqanin e tij.

Gjatë ndërhyrjes nga policia, autori ka bërë rezistencë dhe ka qëlluar me thikë dy efektivët e policisë, duke i lënë të plagosur.

Njëri prej tyre është identifikuar si Ajet Celibashi , me pozicion komandant shërbimi. (personi në foto)

Po ashtu, i plagosur mbeti edhe kolegu i tij, një efektiv policie pasi u goditën me gërshërë nga autori, i cili mendohet se është person me probleme mendore.

I plagosur mbeti edhe vetë autori, pasi ka thyer një xham në dyqanin ku po kryente grabitjen.

Mësohet se dy efektivët janë jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit