Flash News

KRYESORE

U prodhua për David Beckham, makina super luksoze nxirret në ankand

Një ‘Range Rover’ sportiv i prodhuar ekskluzivisht për ish-futbollistin e njohur, David Beckham është nxjerrë në ankand dhe pritet të shitet për 30.000 - 70.000 paund më pak se shuma që ai ka paguar.

Beckham ka paguar 100.000 paund për të marrë makinën ngjyrë të gjelbër, 4x4 e përmirësuar me karakteristikat e tij specifike në 2007.

Ekspertët kanë ndërtuar nga brenda makinën në mënyrë unike, ku përfshihen ndenjëset prej lëkure të punuar me dorë, sistem muzike të bërë me porosi dhe dy ekrane në pjesën e pasme, ku fëmijët e tij mund të luanin ‘PlayStation’.

Në makinën luksoze është instaluar gjithashtu një pllakë me shkrimin 'Designed for David Beckham'.

Makina është hedhur në ankand në Birmingham's NEC këtë muaj dhe i është dhënë një çmim fillestar prej 32.000 - 36.000 paund.

Të fundit