Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
U propozua nga Hajdari dhe Mesi/ Miratohet në parim projektrezoluta për negociatat
Komisioni i Integrimit Europian miratoi sot në parim projektrezolutën për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, e propozuar nga Rudina Hajdari dhe Senida Mesi. Kjo pr/rezolutë pritet të miratohet përfundimisht në mbledhjen tjetër.
Në projektrezolutën me 10 pika kërkohet “që institucionet shqiptare, bazuar në parimet demokratike dhe me një përfaqësim të ligjshëm të vijojnë të përqendruar në reformat e ndërmarra dhe t’i përfundojë ato në respektim të kuadrit kushtetues e ligjor në fuqi, duke bërë të mundur rezultate konkrete në zbatimin e përparësive të vendosura nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave deri në anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian
Projektrezoluta i drejtohet gjithashtu edhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian në kuadër të Sammit-it të ardhshëm të Këshillit Europiani cili do të mbahet me datat 17-18 tetor 2019, ku një ndër pikat e diskutimit në rendin e ditës do të jenë edhe vendimet për hapjen e negociatave me Republikën e Shqipërisë dhe me Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Ndërkohë, ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka kërkuar mendime në projektrezolutën, për vlerësimin e punës së nisur nga KE. Gjithashtu, Buashti ka kërkuar që të ngrihen organet e drejtësisë brenda këtij viti.