Flash News

KRYESORE

“U provua sheshit shkelja”, LSI: Të shkarkohet kryeministri

“U provua sheshit shkelja”, LSI: Të shkarkohet kryeministri

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, thotë se tashmë është sheshit shkelja e Kushtetutës nga ana e kryeministrit Edi Rama sa i takon rastit Lleshi.

Në një status në rrjetin social Facebook, Vasili shprehet se Lleshi është emëruar zëvendësministër duke pasus statusin e Gjeneralit aktiv. Për këtë shkelje të Kushtetutës, ai thotë se duhet të shkarkohet kryeministri.

“Te shkarkohet kryeministri per shkelje shume te rende te kushtetutes.

Tashme u provua sheshit shkelja shume e rende e Kushtetutes nga Kryeministri,Qeveria dhe Lleshi me emerimin e tij zv.minister i brendshem duke qene gjeneral aktiv.

Kryeministri qe shkel ne menyre flagrante kushtetuten s'mund te qendroje me asnje sekonde ne ate karrige.

Perpara Ligjit te gjithe jane te barabarte”, shkruan Vasili.

Të fundit