Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
U qëllua në këmbë nga autori i sulmit terrorist në Zelandën e Re, Bozhdas: Si i shpëtova vdekjes
Nga sulmi terrorist në dy xhami në Zelandën e Re mbetën të vdekur 49 persona.
Terroristi që kreu sulmin makabër ishte Brenton Tarrant, 28-vjeç. Ai kishte një urrejtje të thellë ndaj fesë islame dhe njerëzve që e predikonin këtë fe.
Mustafa Bozhdas nga Turqia, i cili i mbijetoi masakrës, nga shtrati i tij në spital ka thënë se atentatori e ka qëlluar në këmbë, por u shtir si i vdekur, duke i shpëtuar plumbave të tjerë.
“Unë mbijetova sepse bëra sikur kisha i vdekur. Gjithçka ndodhi papritur kur imami po fliste. Unë isha ulur në dysheme dhe pashë që terroristi po më afrohej. Më qëlloi në këmbë dhe u hoqa sikur kisha vdekur”, është shprehur i riu.
Më tej ai shprehet për mediat e huaja se pasi ka parë që atentatori ka ikur, është hedhur nga dritarja.