Flash News

KRYESORE

U qëlluan me armë zjarri në Durrës, ndërron jetë njëri nga të plagosurit

U qëlluan me armë zjarri në Durrës, ndërron jetë

Nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve me armë zjarri njëri prej personave të qëlluar me armë zjarri në Durrës, pak minuta më parë.

Bëhet fjalë për babë e bir, Armando Gjini, 39 vjeç dhe Erald Gjini, 19 vjeç, të cilët u qëlluan me armë në lagjen numër 13.

Fatkeqësisht, 39-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Pas ngjarjes, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 persona dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Të fundit