Flash News

KRYESORE

U refuzua 15 vjet më parë si jorealist, botohet libri që parashikoi pandeminë globale

U refuzua 15 vjet më parë si jorealist, botohet libri që

Botuesit po nxitojnë të hedhin në treg një libër nga Peter May, libër që ka qëndruar në "sirtar” për 15 vitet e fundit.

Libri titullohet ‘Lockdown’ dhe subjekti i tij është i vendosur në Londër, në sfondin e një pandemie globale që e ka futur qytetin në izolim.

Sipas autorit, në 2005-ën libri u refuzua me argumentin se nuk ishte realist.

Megjithatë, 15 vjet më vonë sot ajo çka ky libër trajton, është kthyer në realitetin tonë global prej pandemisë Covid-19, ndërsa deri tani janë infektuar më shumë se 1 milion njerëz.

"Lockdown" është i disponueshëm vetëm në Amazon UK dhe do të jetë në dispozicion në 30 Prill.

Të fundit