Flash News

KRYESORE

U rendit si kandidate për Këshillin Kombëtar të PD, Erla Mëhilli: Nuk do jem pjesë e garës

Mbrëmë u publikua lista me emrat e 352 kandidatëve që garojnë për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Midis tyre ishte edhe emri i Erla Mëhillit, zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha. Por në një reagim të publikuar mëngjesin e sotëm, Mëhilli sqaron se nuk do të kandidojë për Këshillin Kombëtar. Edhe strukturat e partisë ishin njoftuar për këtë vendim, sërish emri i saj u rendit në listën e kandidatëve.

“Sot e pashë emrin tim në listë dhe ndihem e detyruar që të sqaroj miqtë e mi dhe sigurisht delegatët që, unë nuk do të jem pjesë e garës”, shkruan ndër të tjera Mëhilli.

Të fundit