Flash News

KRYESORE

U rikthye në PD, Gazmend Oketa: Çfarë më shtyu të merrja këtë vendim

U rikthye në PD, Gazmend Oketa: Çfarë më shtyu të

Gazmend Oketa, pas rreth një viti e gjysmë është rikthyer në politikë, krah Partisë Demokratike. Në një lidhje direkte në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ai ka treguar dhe se çfarë e shtyu të merrte këtë vendim.

“Në fakt unë kam afro 1 vit e gjysme që u tërhoqa nga angazhimet politike duke iu rikthyer profesionit tim të inxhinierit.

Motivet: Zhvillimet e fundit politike në vend; ajo që më bëri të heq çdo mëdyshje ishte lëvizja e studenteve, besimi që gjërat mund të ndryshojnë. Më bëri protesta e banorëve të unazës së re. Protesta dinjitoze e aktorëve të Teatrit Kombëtar. Si dhe detyrimi qytetar, që nëse je i angazhuar apo jo politikisht, që të reagoj kundrejt çdo padrejtësie dhe besoj se mjafton të përmendim rastin e Unazës së Re”, u shpreh ai.

https://politiko.al/zgjedhjet-per-keshillin-kombetar-gazmend-oketa-dhe-aleksander-biberaj-rikthehen-ne-pd/

Të fundit