Flash News

KRYESORE

U sëmur nga gripi, ndërron jetë ish e dashura e reperit të njohur

Kim Porter  partnerja e reperit Diddy për 13 vite është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Burime pranë saj kanë konfirmuar se prej disa javësh modelja dhe aktorja e njohur ishte sëmurë me grip. Doktori i kishte dhënë mjekim, por është ende e paqartë se çfarë e ka shkaktuar vdekjen.

“Fatkeqësisht, më duhet të konfirmoj vdekjen e Kim Porter. Ju lutem ruani privatësinë e familjes në këtë moment”,  thanë miqtë e reperit Diddy për “TMZ”.

Diddy dhe Kim kanë qënë për më shumë se një dekadë së bashku. Ata nisën historinë e tyre të dashurisë në vitin 1994 dhe i dhanë fund në vitin 2007. Ata janë prindër të tre fëmijëve.

Të fundit