Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
U shfaq ekstravagante, babai kritikon Elvana Gjatën: Të të vijë turp!
Një ndër daljet e para dhe më të paharrueshme të këngëtares Elvana Gjata në festivale ka qenë ajo e vitit 2005 në skenën e “Këngës Magjike”, ku ajo konkurroi me këngën “Të kam xhan”. Këngëtarja u shfaq me flokët kaçurrela, pantallonat treçerekshe dhe pellushin e shkurtër të hedhur në një anë, që i ekspozonte barkun.
Babai i këngëtares, ish-ushtarak dhe disi fanatik nuk e ka pëlqyer një veshje të tillë. Pikërisht për këtë ndodhi Elvana foli mbrëmjen e sotme në emisionin “Xing me Ermalin”.
Pasi theksoi se i ati ka qenë në krah i djathtë për të dhe e ka mbështetur shumë në karrierën e saj muzikore, Gjata rrëfeu: “Unë e kisha stiluar vetë veshjen time: Ca se nuk kishim mundësi ekonomike, ca se kisha qejf. M’u duk vetja shumë cool dhe shumë tip, më kishte dalë dhe barku përjashtë. Sa mbaroj së kënduari, marr në telefon mamin dhe babin dhe i pyes si iu duk performanca”.
“Kur më përgjigjet babi: ‘Çfarë performance moj çfarë performance?! Turp të të vijë! Ç’është ajo veshje moj?! Po ne të kemi edukuar moj Elvana! Pse veshje është ajo?!’”-rrëfeu Elvana teksa imitonte me humor të atin.