Flash News

KRYESORE

U shfaq me unazë në gishtin e fejesës, Lori Hoxha : Do bërtas ta dëgjojnë të gjithë

Para pak ditësh Lori Hoxha publikoi në ‘Instagram’ një foto, ku u shfaq me një unazë në gishtin e fejesës, gjë e cila bëri që të mendohej se ajo ishte fejuar.

Pas kësaj, të gjithë ndjekësit e saj filluan të dyshonin se Lori ka zyrtarizuar lidhjen disavjeçare me Vis Bajraktarin.

Por në fakt trashëgimtarja e “Top Channel” i ka mohuar këto zëra, duke thënë se unaza nuk ka të bëjë fare me fejesën.

Lori gjithashtu ka theksuar nëpërmjet opsionit “Questions” se nëse ndonjëherë do të fejohet, ose do ta marrin vesh të gjithë ose nuk do t’ia tregojë askujt, duke e mbajtur sekret.

“Jo nuk jam fejuar dhe nuk kam plane martese së shpejti. Nëse do martohem, ose do bërtas me të madhe ta marrin vesh të gjithë, ose do hesht dhe s’keni për të dëgjuar kurrë për të. Nuk do të ketë dyjëzim”, është përgjigjur Lori Hoxha.

Të fundit