Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
U shkarkua nga Arta Marku, prokurori Besim Hajdarmataj i dosjes "Tahiri" kandidon për SPAK
Ish-prokurori i dosjes së Saimir Tahirit, Besim Hajdarmataj është kandidati i radhës për SPAK. Hadarmataj ka qenë Prokuror i Krimeve të Rëndam, por që u shkarkua nga Kryeprokurorja Arta Marku dhe u zëvendësua Donika Prela.
Kujtojmë që dje iu bashkua listës për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokurori Behar Dibra.
Më herët kanë aplikuar prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Arben Kraja, Prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir Mara si dhe Prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, Prokurori i Tiranës, Shkëlzen Cena, Doloreza Musabelliu, Eugen Beci, Anton Martini, Besnik Muçi, Arben Kraja, Klodian Braho.
Ky institucion do të ketë në përbërje 15 anëtarë, ndërkohë që kandidaturat mund të dorëzohen deri më datë 6 shkurt.
SPAK nënkupton krijimin e një gjykate dhe prokurorie të dedikuar vetëm për hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e korrupsionit, krimit të organizuar si dhe të gjitha veprave penale nga zyrtarë të kaluar dhe aktualë të nivelit të lartë. Qëllimi i Prokurorisë së Posaçme është pasja e një prokurorie të përgjegjshme dhe të specializuar, për të hetuar dhe ndjekur penalisht çështjet e vështira të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe krimet e kryera nga zyrtarë të rëndësishëm, në mënyrë të pavarur dhe pa asnjë ndikim të papërshtatshëm.