Flash News

KRYESORE

U shpall e zhdukur, gjendet e vdekur shqiptarja në Zvicër

U shpall e zhdukur, gjendet e vdekur shqiptarja në Zvicër

Pas disa ditë kërkimesh, pasi ishte shpallur e zhdukur nga policia, gjendet e vdekur shqiptarja Naime Moni.

Policia ka mundur të gjejë trupin e pajetë të shqiptares në Ebikon të Zvicrës.

Paraprakisht, policia zvicerane nuk ka dyshime për ndonjë krim apo aksident, njofton albinfo.ch. Kohë më parë, policia Kantonale e Lucernit kishte njoftuar se është zhdukur shqiptarja Naime Moni, e cila ka jetuar në Luzern të Zvicrës.

Sipas policisë, Naimia ka braktisur banesën e saj në Alfred Schindlerstrasse të shtunën, rreth orës 17:00, dhe deri më tani nuk kishte asnjë informacion lidhur me vendndodhjen e saj.

 

Të fundit