Flash News

KRYESORE

U shpall i zhdukur nga shembja e urës Morandi, gjermani telefonon prefekturën: Jam gjallë!

Alberti, shtetasi gjerman që ishte shpallur në listën e të zhdukurve është i gjallë dhe gëzon shëndet të plotë.

Këtë mëngjes ai telefonoi prefekturën përmes numrit të përcaktuar nga autoritetet për çdo emergjencë, duke treguar se ai është gjallë dhe nuk ka pas problem. Ai ka qetësuar familjarët e tij, miqtë dhe të afërmit.

Tashmë, i vetmi i zhdukur deri tani rezulton vetëm Mirko Vicini, një punëtori i Amiut, që ishte në kapanonin e ndërmarrjes kur u shemb ura Morandi.

Deri tani janë konfirmuar 41 viktima, mes tyre tre fëmijë dhe dy të rinj shqiptarë.

Paraditen e sotme për 18 prej viktimave, mes tyre edhe ata shqiptarë, u zhvillua një funeral shtetëror për nder të tyre, ndërsa miqtë dhe familjarët u dhanë lamtumirën e fundit.

Të fundit