Flash News

KRYESORE

U shpall kampione bote, Romela Begaj pozitive me doping

E shpallur kampione bote një muaj më parë, sportistja ka Romela Begaj rezultuar pozitive me doping. Lajmi ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes që ditën e premte.

Kujtojmë që Romela Begaj shkëlqeu në Botërorin e Anahajmit në Kaliforni, duke fituar titullin në shkëputje, ndërsa doli nënkampione në dygarësh. Ky ishte dhe rezultati më i mirë i marrë ndonjëherë nga një peshëngritës kuqezi. Kjo është hera e dytë që Romela Begaj rezulton pozitive në testin antidoping. Kujtojmë që në vitin 2014 Begajt iu gjet substanca e ndaluar stanozolol.

Të fundit