Flash News

KRYESORE

U shpërfytyrua në shesh-xhirim, aktorja padit produksionin

Aktorja Hollywoodiane Taylor Hickson, pësoi një aksident të rëndë në setin e xhirimeve të filmit “Ghostland” duke u shpërfytyruar.

Hickson  po përgatitet të padisë në gjykatë drejtorin e filmit. 20-vjeçarja kanadeze pretendon se drejtori i “Ghostland” Pascal Laugier i ka kërkuar ta godasë fort një derë xhami gjatë një skene të ngarkuar emocionale. Por aktorja e goditi xhamin aq fort sa ra në anën tjetër, duke pësuar çarje në shumë pjesë të fytyrës dhe trupit.

Megjithëse mori 70 të qepura dhe disa ndërhyrje me lazer dhe silikon, fytyra e aktores ka akoma shenja të shpërfytyrimit.

Të fundit