Flash News

KRYESORE

U takua me Kardinalin e infektuar me COVID, dalin rezultatet e testit sterologjik të Papa Françeskut

U takua me Kardinalin e infektuar me COVID, dalin rezultatet e testit

Kreu i selisë së shenjtë të Vatikanit, Papa Françesku, ka rezultuar negativ pas testit për COVID-19 disa ditë më parë. Sipas mediave italiane, shkak për testimin u bë kardinali Luis Tagle, i cili kishte rezultuar pozitiv me COVID dhe tashmë ndodhet i karantinuar në Filipine.

Papa kishte zhvilluar një takim me Kardinalin në 29 gusht në Vatikan, dhe për këtë arsye iu nënshtrua testimit për të kuptuar gjendjen e tij shëndetësore.

Përgjigja e testit, e dalë mbrëmjen e së shtunës, ishte negative dhe se Papa gëzon shëndet të plotë dhe pa asnjë simptomë të virusit vdekjeprurës.

Të fundit