Flash News

KRYESORE

U takuan në Ibiza, të dashuruarit vijojnë lidhjen nëpërmjet “google translate”

U takuan në Ibiza, të dashuruarit vijojnë lidhjen

Tashmë, me zhvillimin e teknologjisë dashuria nuk është e pamundur qoftë në skaje të ndryshme të globit.

Një çift përdori përkthyesin e Google për të qëndruar bashkë, pavarësisht se nuk flisnin të njëjtën gjuhë.

Chloe Smith, 23 vjeç nga West Midlands dhe i dashuri i saj Daniele Marisco, 25 vjeç nga Italia, u takuan për herë të parë në një klub nate në Ibiza, dy vite më parë. Jo vetëm që nuk dëgjonin dot njëri-tjetrin për shkak të muzikës së lartë, por nuk mund të flisnin as edhe një fjalë të së njëjtës gjuhë.

Pasi ranë në dashuri me shikim të parë, çdo problem mund të zgjidhej. Ata kuptuan se mund të komunikonin përmes “Google Translate” dhe duke parë video me titra.

Sipas Daily Mail, çifti jeton së bashku në Londër, ku Chloe punon si grimiere, ndërsa Daniele si barist në një restorant italian. Ata kanë mësuar të flasin italisht dhe anglisht për të siguruar jetëgjatësinë e marrëdhënies së tyre.

Të fundit