Flash News

KRYESORE

U tha se ka pësuar atak kardiak pas një mbidozë droge, del autopsia e Mac Miller

U tha se ka pësuar atak kardiak pas një mbidozë droge, del

Para tre ditësh, reperi Mac Miller u nda nga jeta dhe në fillim u tha se ai pësoi atak kardiak pas një mbidozë drogë.

Sipas revistës “People”, autopsia e Miller ka përfunduar dhe shumë shpejt pritet të bëhen zyrtare rezultatet.

“Autopsia u përfundua dhe shkaku i vdekjes është shtyrë në pritje të testeve shtesë. Trupi i tij është dorëzuar”, tha Sarah Ardalani, zëdhënësja e gjykatëses së qarkut në Los Anxhelos për 26-vjeçarin, Malcolm McCormick, i cili u gjet i vdekur në Studio City, në shtëpinë e tij në Kaliforni.

“TMZ” raportoi se vetëm një sasi e vogël e pluhuri të bardhë u gjet në shtëpinë e Millerit kur policia po merrte prova në vendngjarje.

Të fundit