Flash News

KRYESORE

U thirr për audio-përgjimin, këshilltari i PD tregon ç’deklaroi te Krimet e Rënda  

U thirr për audio-përgjimin, këshilltari i PD tregon

Del nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Bashkë me deputetin Ervin Salianji, ata dëshmuan lidhur me audio-përgjimin e publikuar pak ditë më parë, ku sipas PD Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm zhvillon një bisedë me ‘dëshmitarin X’ të identifikuar si Alber Veliu, teksa i kërkon një ngarkesë droge drejt Italisë.

Bardhi ka treguar para gazetarëve se ç’ka deklaruar në Prokurori dhe i bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë në mënyrë të pavarur.

“Faktet dhe argumentet tona janë publike. Jam jurist dhe do bashkëpunoj me organin e prokurorisë sa herë që thirrem. E ka për detyrë të luftojë krimin dhe trafikun e drogës dhe i dyshuari, Agron Xhafaj nuk është marrë ai i pari në pyetje, por ne që denoncojmë rastin.

E njëjta gjë ndodh edhe me kryeministrin dhe nuk ju bën me dije aktin e ekspertimit. Thirrja ime është që të fusë hetimet në drejtimin e duhur që i ngarkon ligji, të ndëshkohet individët e përfshirë në krimin e organizuar.  Ne deklaruam gjithçka u pyetëm dhe që kemi bërë publike me fakte dhe prova gjatë këtyre ditëve”, u shpreh Bardhi.

 

 

Të fundit