Flash News

KRYESORE

U thirr për të dëshmuar, Basha sot në Prokurori

U thirr për të dëshmuar, Basha sot në Prokurori

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur para pak minutash në prokurorinë e Tiranës, për t’u pyetur lidhur me kontratat e lobimit në SHBA.

Basha është thërritur nga prokuroria më herët, përpara dy ditësh, por ka vendosur të paraqitet ditën e sotme.

Më herët Basha theksoi se për hir të opinionit publik dëshiron të sqarojë një herë e mirë disa gjëra lidhur me këtë çështje.

Kreu i PD-së është bindur se kjo propagandë e Ramës bëhet për të larguar vëmendjen nga disa çështje që kërcënojnë sigurinë kombëtare si kokaina në Xibrakë dhe Maminas apo skandali i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Dje në Prokurori shkoi për të dëshmuar Arben Ristani.  Pas daljes që andej Ristani tha se akuzat bëhen me qëllime politike. 

 

 

Të fundit