Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“U tmerrova në lagje!”, vogëlushi zë ngushtë Veliajn, Vejsiu ‘zbut’ situatën
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka qenë i ftuar mbrëmë në “Kurthin e Piter Pan” ku i është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve. Por, disa pyetje kanë vënë në siklet kryebashkiakun.
Një ndër do ishte dhe rrëfimi i Ueisit, i cili tregoi tmerrin që përjetoi kur në lagjen e tij pa një plakë që po dhunohej nga policia bashkiake pasi po shiste perimet në rrugë.
“Kalova nga lagjja ime dhe u tmerrova”, tha vogëlushi, ndërsa veliaj e pyeti, “Pse, çfarë ndodhi?”.
“Kishte ardhur një plakë e moshuar nga fshati dhe po shiste perime, ajo e shkreta ishte me këpucët e grisura. Erdhi policia e bashkisë. Plaka e vjetër iu lut policisë, ‘të keqen nëna, të keqen nëna mos mi merr perimet’”, tha vogëlushi duke shtuar se lutjet e zonjës nuk i mori parasysh policia.
Ndërsa Veliaj iu përgjigj me frazat që i përdot shpeshherë, “Sot ne kemi ndërtuar shumë tregje, njerëzit që duan të sheshin duhet të shesin në treg. Një qytet i mirë është, ku secili duhet të qëndrojë në vendin që i takon…”.
Ndërsa moderatorja Vejsiu tha se kjo ishte një pyetje e momentin dhe e mbylli këtë temë duke shtuar se policia duhet të respektohen si në gjithë botën dhe duhet t’i dëgjojmë të gjithë.
“Policia e fortë, bën një shtet të fortë. Ndaj mos ia ktheni kurrë fjalën policëve” – tha Vejsiu.