Flash News

KRYESORE

U vdes vajza, familja i dhuron spitalit organet e saj; shpëtuan 4 jetë

U vdes vajza, familja i dhuron spitalit organet e saj; shpëtuan 4 jetë

Familja e një 22-vjeçareje, e cila humbi të bijën pasi ra nga ballkoni i shtëpisë nga një lartësi prej 10 metrash, ka vendosur që të shpëtojë 4 jetë të tjera, pasi vendosi të dhurojë organet e saj.

Në një intervistë për mediat, babi i vajzës tha se familja ka vendosur të dhurojë organet e vajzës dhe se kjo ishte gjëja më e drejtë që mund të bënin: “Ta lëmë vajzën të jetojë në të tjerë shpirtra. Ndoshta do të kemi mundësi t’i përqafojmë njerëzit që do të mbajnë organet e vajzës sonë, shpresojmë se kjo do të na ndihmojë për ta pasur dhimbjen më të lehtë", – tha ai.

Mësohet se zemra, sytë, veshkat dhe mëlçia e 22-vjeçares i janë dhuruar spitalit.

Ngjarja tragjike ndodhi më 13 shtator në një ndërtesë dykatëshe në Kocaeli Gebze, Turqi. Ndërsa ishte duke u ulur në cepin e ballkonit, Elif Kuru humbi ekuilibrin dhe ra nga një lartësi prej 10 metrash nga tarraca e shtëpisë së saj. Pavarësisht përpjekjeve, mjekët nuk arritën dot ta shpëtonin nga vdekja 22-vjeçaren.

 

Të fundit