Flash News

KRYESORE

U vetëplagos me armën e shërbimit, efektivi i policisë në gjendje të rëndë për jetën

Një punonjës policie në Gjirokastër është vetëplagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

I plagosur është polici Sotiraq Alikaj 56- vjeç. Sipas informacioneve ai është vet plagosur në banese me armën e shërbimit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:30, në banesën e tij, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, punonjësi i policisë së DRKM Gjirokastër, S.A, 58 vjeç, është vetë plagosur me armë zjarri.

Menjëherë është shoqëruar për në spitalin rajonal Gjirokastër për ndihmê mjekesore ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit