Flash News

KRYESORE

U vizitua nga mjeku i prekur me Covid-19, Merkel bën testin e tretë

U vizitua nga mjeku i prekur me Covid-19, Merkel bën testin e tretë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel rezulton sërish negative nga Covid-19, edhe pas testit të tretë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i saj Steffen Seibert në një deklaratë, megjithatë, shton ai, Merkel do të vazhdojë të qëndrojë në karantinë edhe për disa ditë të tjera.

“Testi i tretë doli sërish negativ për kancelaren. Merkel do të vazhdojë të kryejë funksionet e saj qeveritare nga shtëpia e saj edhe në ditët e ardhshme,” tha Seibert.

Merkel ka qëndruar në karantinë që prej 22 marsit pasi pati kontakte me një mjek i cili rezultoi pozitiv me Covid-19.

Të fundit