Flash News
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
U vra dhe u hodh në Rrugën e Kombit, vetëdorëzohet në polici miku që e nxori në pritë te gjakësi
Është vetëdorëzuar në polici Mikel (Gjovalin) Alia (mik i viktimës), i riu që u shpall në kërkim për vrasje në bashkëpunim të Eri Zefit.
Ngjarja ndodhi më 2 tetor, ku viktima pasi u vra u hodh në një kanal pranë Rrugës së Kombit. Alia dyshohet se e nxori në pritë Zefin te gjakësi, për një vrasje që vëllai i tij kishte kryer në Durrës disa vite më parë.
Sipas policisë janë përdorur metodat speciale të hetimit për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Njëkohësisht Grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorit të dyshuar që ti dorëzohej organeve të drejtësisë.