Flash News

KRYESORE

U vra gjatë grabitjes, Bashkia e Fierit bën Agur Vrenozin “Qytetar nderi”

U vra gjatë grabitjes, Bashkia e Fierit bën Agur Vrenozin

Bashkia e Fierit i ka akorduar titullin “Qytetar nderi”, pas vdekjes, 54 vjeçarit Agur Vrenozit. Pak ditë më parë edhe presidenti Ilir Meta dekoroi Vrenozin (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, për aktin heroik dhe human, teksa tentoi të ndalonte tre autorët e grabitjes në një pikë të këmbimit valutor në Fier në 2 mars.

Gjatë përleshjes, njëri nga autorët e qëlloi me një plumb në kokë. Fatkeqësisht, Vrenozi ndërroi jetë disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Tre autorët e grabitjes u arrestuan në kohë rekord nga policia, disa orë pas grabitjes. Po ashtu, i plagosur mbeti edhe pronari i exchange, Gëzim Hoxha, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

 

Të fundit