Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
U vra në mes të Rrëshenit me armë zjarri, kush është Armando Gjini, miku i Met Kananit
Një person u ekzekutua sot në mes të Rrëshenit me armë zjarri.
Ai u identifikua si Armando Gjini, i njohur ndryshe edhe si Tonin Gjini 47 vjeç. Nuk janë zbardhur ende rrethanat e këtij krimi nga ana e policisë, por mësohet se viktima njihet si person me precedentë të mëparshëm penalë.
Kujtojmë se Gjini njihet si miku dhe i besuari i Met Kananit, të cilin mediat turke e kanë cilësuar "Eskobari shqiptar" për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë.
Në maj të këtij viti, 47 vjecari u lirua nga burgu. Një vit më parë, më datë 12 maj u arrestua si pjesë e grupit të baronit të drogës, në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ bashkë me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë.
Në maj të këtij viti, ai i shpëtoi një atentati me eksploziv në makinë, me të cilën udhëtonte bashkë me fëmijët.
I shpëtoi atentatit me tritol tre muaj më parë, ekzekutohet sot në mes të qytetit